Reali fiton dhe i afrohet titullit

Sport May 17, 2017 - 22:47

Real Madridi e ka fituar lojën e mbetur ndaj Celta Vigos me rezultat 4:1, për t’iu afruar edhe më shumë titullit të kampionit në La Liga.

Cristiano Ronaldo ka realizuar dy gola për Los Blancos, ndërsa nga një e shtuan Karim Benzema dhe Toni Kroos.

Në anën tjetër, për Celtan golin e vetëm e shënoi John Guidetti, ndërsa Iago Aspas është ndëshkuar me karton të kuq në pjesën e dytë. /Zëri/