Presidenti i FIFA-s uron Trepçën '89

Sport May 16, 2017 - 22:08

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino përmes një letre dërguar kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka uruar Trepçën ’89 për titullin e Kampionit

Infantino ka përgëzuar lojtarët trajnerët dhe tifozët e Trepçës ’89, të cilët kanë dhënë mesazh pozitiv për futbollin.

Më poshtë mund të lexoni të plotë letrën e Infantinos dërguar Vokrrit:

“I dashuri president. Trepça ’89 është kampion i Kosovës për edicionin 2016/17. Jam i nderuar të urojë Trepçën ‘89 për titullin e parë të kampionit.

Ky titull është si rezultat i përkushtimit të te gjithëve dhe urimet e mija shkojnë për lojtarët, trajnerin, administratën, stafin teknik, mjekësorë dhe tifozët për këtë arritje të madhe.

Në emër të komunitetit të futbollit do të doja të përgëzoja Trepçën ’89 që na ka ndihmuar të shpërndajmë mesazh pozitiv për futbollin.

Jam në dispozicionin tuaj dhe pres që të takohemi së shpejti”. /Express/

Image