Xhaka ka disa fjalë për Shaqirin (Foto)
Sport
May 13, 2017 - 22:44
Arsenali e ka shkatërruar Stoke Cityn, duke e mposhtur 4:1.
Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, është shprehur tejet i lumtur për fitoren e Arsenalit ndaj Stoke City, teksa nuk ka harruar të përmend edhe Xherdan Shaqirin.
Për Arsenalin nga minuta e parë luajti edhe Shkodran Mustafi, derisa për Stoke Cityn luajti Xherdan Shaqiri, i cilin ishte ndër më të mirët për vendasit.
“Një fitore shumë e rëndësishme dhe plotësisht e merituar. Gjithashtu ishte një ndjenjë e veçantë që luajta kundër shokët tim të Kombëtares (Xherdan Shaqiri)”, ka shkruar Xhaka në Facebook pas ndeshjes. /Express/
