E konfirmon Juventusi: Ylli i skuadrës mungon ndaj Romës

Sport May 12, 2017 - 22:15

Claudio Marchisio do të mungojë ndaj Romës

Juventusi ka konfirmuar se mesfushori italian, Claudio Marchisio, do të mungojë në sfidën e së dielës ndaj Romës, transmeton Gazeta Express.

Juve mund të shpallet kampion i Serie A për herë të gjashtë me radhë nëse arrin rezultat pozitiv ndaj Romës, në të cilën ndeshje nuk do të kenë ndihmën e Marchisios.

“Claudio Marchisio nuk është përfshirë në stërvitjen e së premtes, për shkak të lodhjeve të muskujve në këmbën e majtë”, shkruhet në njoftimin e klubit.

“Gjendja e tij do të vlerësohet më shumë nesër dhe të dielën, për të parë nëse rikthehet për finalen e Kupës së Italisë të mërkurën”, shkruhet më tej në njoftimin e klubit italian.

Roma dhe Juventusi do të përballen të dielën në “Olimpico” nga ora 20:45.