Roma shkatërron Milanin (VIDEO)

Sport May 07, 2017 - 22:41

Roma e ka mposhtur Milanin 4:1 midis “San Siros”

Pas humbjes në derbi 3:1 nga Lazio, Roma iu është rikthyer fitoreve në Serie A. Të besuarit e Luciano Spalletit shkatërruan Milanin midis “San Siros”, duke e mposhtur me rezultat 4:1, shkruan Gazeta Express.

Edin Dzeko (8’ dhe 28’), Stephan El Shaarawy (78’) dhe Daniele De Rossi  (87’) shënuan për Romën, derisa golin e nderit për vendasit e shënoi Mario Pasalic në minutën e 76’.

Kjo ishte ndeshja e katërt për Milanin pa fitore (dy humbje, dy barazime).

Pas kësaj fitore, Roma ka rrëmbyer pozitën e dytë dhe ka shkuar në kuotën e 78 pikëve, një më shumë se Napoli – pozitë kjo që dërgon direkt në Ligën e Kampionëve. /Express/