Shënohen dy gola të shpejtë në sfidën Milan – Roma (Video)
Sport
May 07, 2017 - 22:26
Janë shënuar dy gola të shpejtë në ndeshjen mes Milanit e Romës që po zhvillohet në “San Siro”
Fillimisht Milani ngushtoi epërsinë në 2:1 përmes Mario Pasalic në minutën e 76, për t’i dhënë shpresa vendasve që të marrin rezultat pozitiv nga ky takim.
Por, vetëm pak minuta më vonë, ish lojtari i Milanit, Stephan El Shaarawy, ndëshkoi ata duke shënuar supergol për 1:3. /Express/