Ronaldo e kalon Di Stefanon, 11 gola në gjysmëfinale të Championsit

Sport May 02, 2017 - 21:47

Cristiano Ronaldo vazhdon të shkëlqejë në Ligën e Kampionëve, përcjellë zeri.info.

Ylli portugez shënoi sonte në pjesën e parë ndaj Atletico Madridit, duke arritur në 101 gola në Champions, një gjë të cilën nuk e ka bërë askush deri tash.

Gjithashtu, Ronaldo e theu edhe një rekord duke arritur në kuotën e 11 golave të shënuar në gjysmëfinale të Championsit pasi shënoi në minutën e 10-të me kokë në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Atleticos.

Deri tash, Alfredo Di Stefano, legjenda madrilene kishte shënuar 10 gola në gjysmëfinale, raporton zeri.info.

Gjithashtu, ai vazhdon ta bëjë diferencën si golashënuesi më i mirë në fazën eliminuese të Championsit me 50 gola në këtë fazë, larg Lionel Messit, i cili ka 37 gola në këtë fazë, kurse lojtari i tretë në këtë listë është Thomas Muller me 19 gola.

Ronaldo ndër të tjera në karrierë e ka fituar tri herë Ligën e Kampionëve, dy herë me Realin dhe një herë me Manchester Unitedin. /Zëri/