Sanches nuk do të luajë më për Bayernin këtë edicion, arsye e çuditshme (Foto)

Sport May 01, 2017 - 21:13

Renato Sanches me shumë mundësi nuk do të luaj më këtë edicion për Bayern Munichun

Me shumë mundësi edicioni ka përfunduar për mesfushorin portugez të Bayern Munichut, Renato Sanches.

Kjo jo për shkak të lëndimit ose vendimit të trajnerit, por për arsye ekonomike, shkruan Sport1.

Në rast se Sanches luan edhe një ndeshje për Bayernin, atëherë skuadra gjermane duhet t’i paguaj Benficas plus 5 milionë euro, për shkak të një klauzole, e cila duhet paguar në rast se lojtari luan 25 ndeshje në edicionin e parë. /Express/

 

Image