Cavani do të luajë për këtë skuadër

Sport April 26, 2017 - 11:01

Edinson Cavani e ka vazhduar kontratën me PSG-në dhe në këtë mënyrë i ka shuar shpresat skuadrave që i synonin shërbimet e tij, shkruan zeri.info.

Kontrata aktuale e uruguaianit do të skadonte në verën e vitit të ardhshëm, por ai i ka shtuar edhe dy vjet tjera, që do të thotë se në Paris do të mbetet deri në vitin 2020.

Cavani ishte vënë në shënjestër nga dy skuadrat angleze, Manchester United dhe Arsenali. Shpërthimin e tij të vërtetë te PSG ai e përjetoi pas largimit të Zlatan Ibrahimoviçit, duke u bërë futbollisti i parë në pesë ligat kryesore të Evropës që kalon kuotën e 30 golave në këtë edicion.

32-vjeçari Cavani me PSG u bashkua në vitin 2013 dhe që nga atëherë i ka shënuar 125 gola në 192 ndeshje dhe tani synon rekordin e Ibrës, i cili është shënuesi më i mirë në historinë e klubit parisien me 156 gola./Zëri/