'Goal' nuk e harron Berishën (Video)

Sport April 14, 2017 - 19:53

Besart Berisha ka shkuar në kuotën e 100 finalizimeve në Kampionatin e Australisë

Ylli i Kosovës, Besart Berisha, ia ka dhuruar tri pikë Melbourne Victoryt ndaj Central Coast Mariners, duke shënuar golin e vetëm dhe të fitores (1:0), transmeton Gazeta Express.

Ky ishte goli i 100'të i Berishës në Kampionatin e Australisë, teksa muaj më parë theu rekordin e golashënuesit më të mirë në histori të kësaj lige.

Për këtë arritje është kujtuar edhe portali i njohur “Goal.com”, që ka publikuar një video të veçantë për Besart Berishën. 

Videon mund ta shihni KETU

Image