Atletico me kapital të vogël
						Sport
						April 12, 2017 - 22:56
					
										
					Atletico Madrid e ka mposhtur me rezultat 1:0 kampionin e Anglisë, Leicesterin, shkruan zeir.info. Golin e vetëm në ndeshjen që u zhvillua në “Vicente Calderon” e shënoi Antoine Griezmann në minutën e 28-të nga penalltia.
Me këtë rezultat madrilenët nuk e kanë aspak të sigurt kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, sidomos nëse merret parasysh forma që po e kalon së fundi Leicester.
Kjo skuadër, pas befasisë që e bëri në Premierligë, duke e fituar titullin e kampionit, shkëlqeu edhe në Ligën e Kamapionëve, madje ka shumë mundësi të bëjë edhe në hap tjetër në këtë garë./Zëri/