Reali një hap pranë gjysmëfinales
						Sport
						April 12, 2017 - 22:46
					
										
					Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat 2:1 kundër Bayern Munichut në ndeshjen që u zhvillua në Munih, shkruan zeri.info. Cristiano Ronaldo ka qenë heroi i skuadrës spanjolle, me dy gola të shënuar në minutat 47 e 77, ndërsa për bavarezët golin e vetëm e shënoi Arturo Vidal (25’).
Pikërisht ky futbollist ka pasur mundësi të shënojë edhe një herë, por dështoi nga penalltia në minutën e 45-të. Kampioni gjerman që nga minuta e 61-të luajti me një futbollist më pak, pasi me karton të kuq u ndëshkua Javier Martinez.
Në këtë mënyrë gjiganti spanjoll ka krijuar epërsi solide para ndeshjes në “Santiago Bernabeu” dhe ka gjasa shumë të mëdha të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve./Zëri/