'Plisat': Mitrovicasit na provokuan, na fyenin lojtarët para nesh

Sport April 08, 2017 - 22:42

'Plisat' kanë deklaruar se mitrovicasit i sulmuan fizikisht sot në ndeshjen Prishtina - Trepça, pasi ishin provokuar, transmeton “Zeri.info”.

Në njoftimin e "Plisave" thuhet:

E vërteta e Obiliqt

Sot ne Obiliq ndodhi nje incident me disa persona qe nga portalet u morr vesh qe jane anetare te kryesise se klubit te Trepces.

E para, kryesite nuk e kane vendin aty ku ishin sot 5 persona, pse ata persona erdhen tek ne pjesen e dyte aty?

U ulen prane grupit te Plisave. Disa metra large nesh. Madje keta Persona pa fije as respekti e turpi qoheshin dhe shanin lojtaret tane disa metra largg Plisave. Cka prisnin?

Ne momentin qe tentuam tu terhekim verejtjen pasi qe ishin me ne moshe, ata na fyen. Aty edhe eskaloj situata dhe rrodhi si rrodhi ku edhe nderhyri policia. Perkunder disa tentimeve te disa Plisave per mos tu kacafytur pasiqe ishin me ne moshe, ata edhe ne doren e policise tentonin ti provokonin Plisat e tjer qe te behej rremuje.

Aty nuk kishte femij sic po pretendojne ata dhe tentojne te perfitojne nga ky provokim. Le te merren me gjykata rreth trukimeve te ndeshjeve e mos te vijne te na provokojne neve. Te tentojne per ndonje denim ndaj nesh e te terheqin vemendjen nga marritë e tyre qe e kane njollosur futbollin tone nderkombtarisht.