Chelsea fiton derbin ndaj Cityt, hap të madh drejt titullit

Sport April 05, 2017 - 22:53

Chelsea ka shënuar fitore të vështirë 2:1 ndaj Manchester Cityt në kuadër të Premierligës

Chelsea ka bërë një hap të madh drejt titullit të Premierligës, pasi në Stamford Bridge ka mposhtur Manchester Cityn me rezultat 2:1.

Të dy golat në këtë ndeshje për Chelsean i shënoi Eden Hazard, ndërsa golin e vetëm për Cityn e shënoi Sergio Aguero.

Pas kësaj fitoreje Chelsea mbetet në vendin e parë me 72 pikë, 7 më shumë se Tottenham në vendin e dytë, ndërsa City mbetet në vendin e katërt me 58 pikë. /Express/