Napoli ndali Juventusin (Video)

Sport April 02, 2017 - 22:40

Napoli dhe Juventusi kanë ndarë pikët në “San Paolo”

Lideri i Serie A, Juventusi, nuk ka mundur që të marrë më shumë se një pikë si mysafirë i Napolit, duke barazuar 1:1 në ndeshjen që u zhvillua në “San Paolo”, shkruan Gazeta Express.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët. Khedira shënoi për 0:1 në minutën e shtatë. Golin e barazimit e shënoi Marek Hamsik në minutën e 60’të për rezultatin përfundimtar 1:1.

Pas këtij barazimi, Juventusi shkon në kuotën e 74 pikëve, tani vetëm gjashtë më shumë se Roma, derisa Napoli shkon në kuotën e 64 pikëve.