Ronaldo afër suspendimit, nuk i intereson Zidanit

Sport April 01, 2017 - 20:13

Zinedine Zidane ka thënë se Cristiano Ronaldo do të vazhdojë të luajë pavarësisht se është një karton larg suspendimit

Fituesi i Topit të Artë për vitin që lamë pas, Cristiano Ronaldo, është një karton larg suspendimit pikërisht në kohën kur i duhet më së shumti Real Madridit, transmeton Gazeta Express.

Në rast se ndëshkohet të dielën ndaj Alaves, ai do të humbasë sfidën e së mërkurës kundër Leganes.

Trajneri i Los Blancos, Zinedine Zidane, thotë se Ronaldo nuk do të pushohet shkaku i kartonëve dhe shpreson se do të mbesë me katër të tillë deri në fund të sezonit.

“Shpresoj që të vazhdojë pa mos u ndëshkuar, nuk do e shikojmë këtë sepse shpresoj që të mbetet me 4 kartona deri në fund”, tha Zizu. /Express/