Kosova humbi, por nuk u korit (VIDEO)
- Përfaqësuesja e Kosovës është mposhtur nga Islanda 1:2, në ndeshjen që sapo përfundoi. Ekipi i Albert Bunjakit nuk ka dëshpëruar me lojë, duke u treguar madje superior në pjesën e dytë, kur edhe shënoi me Atdhe Nuhiun, kurse në atë të parë më të mirë ishin mysafirët, kur edhe shënuar dy gola. Nga ana tjetër, në 45 minutëshin e parë, Kosova e qëlloi tërthorësen me Valon Berishën. Humbje, por me kokën lartë.
- Kosova po vazhdon të sulmojë, në kërkim të golit të barazimit.
- Donis Avdijaj e pati një depërtim individual, por gjuajtja e tij nuk ishte e fuqishme.
- GOOOOOOOOOL Atdhe Nuhiu shënon gol me kokë pas harkimit të Herolind Shalës në minutën e 52-të. 1:2.
- Kosova shënon me Amir Rrahmanin, por mbrojtësi kosovar ishte në pozitë jashtë loje.
- Fillon pjesa e dytë. Kosova do të mundohet ta shënojë së paku një gol për t'i gëzuar tifozët e shumtë që kanë udhëtuar drejt Shkodrës.
- Mbyllet pjesa e parë. Islandezët po udhëheqin 2:0 pas 45 minutash, derisa Kosova e qëlloi tërthorësen në pjesën e parë.
- Kololli gjuajti nga distanca, por goditja e tij ishte qendrore.
- Benjamin Kololli shkakton penallti në Birkir Saevarsson. Gylfi Sigurdsson shënon për 0:2 në minutën e 35-të.
- Ragnar Sigurdsson e preku topin me dorë në zonën e rreptësisë, por gjyqtari nuk dha penallti për Kosovën.
- Bjoerd Sigurdarson e kalon Islandën në avantazh, gabim në mbrojtjen e Kosovës, 0:1.
- Shtylla shpëton Islandën. Valon Berisha gjuajti fuqishëm, mëkat që nuk u shënua gol në minutën e 21-të.
- Atdhe Nuhiu rrezikon me kokë.
- Sigurdsson rrezikon për islandezët, por topi shkoi mbi portë.
- Kosova po sulmon vazhdimisht në kërkim të golit të parë.
- 'Dardanët' po dhurojnë spektakël.
- Fillon ndeshja.
- U intonua himni i të dyja Përfaqësueseve. Ndeshja do të fillojë për pak minuta.
- Është gjithçka gati për fillimin e ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Islandës. Skuadrat kanë dalë në fushë dhe do të mundohen ta japin maksimumin nga vetja. Zëri do t'ua sjell të gjitha detajet nga ndeshja e sontme përmes gazetarit që gjendet në Shkodër. /Zëri/