Ilda rrëfen kritikat për spotin erotik: Mami më tha 'si do shkojë babi në lloto' (VIDEO)

Sport February 20, 2017 - 17:21

Ilda Bejleri ka mahnitur me skenat në spotin më të ri të DigitAlb që shfaqet me rastin e Shën Valentinit.

Moderatorja e mirënjohur e SuperSport, Ilda Bejleri, ka realizuar plot guxim skena shumë sensuale që risjellin atmosferën e filmit “Fifty Shades Darker” që ka nisur të shfaqet në mbarë kinematë botërore.

Sot ajo ka komentuar se si e kanë pritur prindërit e saj këtë gjë. Në një intervistë në Insta-live, ajo ka treguar se vetëm prindërit e saj kanë qenë kritikë për spotin.

“Pasi i binda e kuptuan. Unë u thashë se jam një personazh i njohur i ekranit dhe publikut duhet t’i japësh atë që do. Një nga kritiket ishte mami që më tha “si do dali babi poshtë tek llotot”, (qesh) sepse babi im i ka qejf skedinat”, rrëfeu bukuroshja.