Rikthehet Liga e Kampionëve, sot dy superndeshje

Sport February 14, 2017 - 08:23

Sonte do të zhvillohen dy ndeshjet e para të Ligës së Kampionëve në vitin 2017

Pas tre muajsh pushim, sonte në program do të rikthehen ndeshjet e garës më të madhe në botë për klube, Liga e Kampionëve.

Që në start, do të kemi dy përballje mjaft interesante, ku natyrisht që vëmendja më e madhe është në Paris, ku takohen PSG dhe Barcelona.

Ndeshje interesante do të zhvillohet edhe në Portugali, ku Benfica pret skuadrën e madhe gjermane, Borussia Dortmund.

Të dy këto ndeshje fillojnë në ora 20:45. /Express/

\