Dramë në familjen e futbollistit shqiptar, bota e futbollit është me të

Sport February 06, 2017 - 14:49

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj, po kalon ditë të vështira. 30 vjeçari ka përjetuar një dramë të vërtetë familjare, pasi gruaja e tij, e cila ishte shtatzënë, ka humbur dy binjakët, shkruan Eruosport.

Memushaj, kapiteni i Pescaras, u largua nga skuadra në prag të ndeshjes me Lazion dhe Eurosport tani sqaron se arsye familjare e kanë shtyrë të bëjë një gjë të tillë.

Ky lajm ka tronditur shokët e skuadrës dhe klubin që i dha leje për të qëndruar pranë bashkëshortes së tij në këto momente të vështira.

Image