'Godet' fortë Trepça '89 (FOTO)

Sport February 01, 2017 - 14:50

Një ditë pas mbylljes së afatit kalimtar të janarit, Trepça ’89 i ka zyrtarizuar dy përforcime, të cilat vet mitrovicasit i kanë konsideruar si superiore.

Lideria e Superligës ka njoftuar për transferimin në Mitrovicë të qendërmbrojtësit Kabba Sambou nga Gambia dhe të sulmuesit Geoffrey Chinedu Charles nga Skënderbeu i Shqipërisë, raporton "Zëri.info" 

Me këta dy futbollistë shkon në tetë numri i përforcimeve te Trepça ’89. Kandidatja kryesore për titull të kampionit më herët i ka regjistruar në FFK edhe këta gjashtë lojtarë: Amir Bilalli (Bylisi), Hasan Hyseni (Trepça), Argjend Mustafa (Skënderbeu), Bujar Rama (Trepça), Demir Avdiç (Novi Pazari) dhe Enis Manxholli (Trepça). /Zëri

Image