Ronaldon apo Messin? Ja cilin e votoi Valon Konushevci i 'Zërit' nga Kosova (Foto)

Sport January 09, 2017 - 21:46

Në zgjedhjen e laureatëve të vitit 2016 kanë marrë pjesë selektorët, kapitenët e të gjitha shteteve anëtare të FIFA-s.

Po ashtu, prej secilit shtet ka marrë pjesë edhe nga një gazetar profesionist.

Kosova ka marrë pjesë për herë të parë në këtë votim me selektorin Albert Bunjaki dhe kapitenin Samir Ujkani, raporton “Zeri.info”.

Ndërkohë, nga mediat në Kosovë FIFA e ka përzgjedhur Gazetën “Zëri”, përkatësisht redaktorin e sportit, Valon Konushevci.

Konushevci me 5 pikë e ka votuar Cristiano Ronaldon, me 3 pikë Leonel Messin dhe me një pikë Antoine Griezmannin.

Në konkurrencën e trajnerëve, Konushevci me 5 pikë e ka vlerësuar Claudio Ranierin e  Leicester Cityt, me 3 pikë Fernando Santosin e Portugalisë dhe me 1 pikë Zinedine Zidanin e Real Madridit.

Ndryshe, Cristiano Ronaldo është zgjedhur futbollisti më i mirë në botë, në gala mbrëmjen e organizuar sonte në Zurich të Zvicrës nga instucioni më i lartë i futbollit botëror, FIFA. /Zeri.info/

Image