Montella: E merituam Superkupën

Sport December 23, 2016 - 21:13

Trajneri Vincenzo Montella nuk e ka fshehur gëzimin për triumfin në Superkupën e Italisë, të cilin e fitoi Milani për herë të shtatë në histori, duke iu kthyer kështu një trofeu pas pesë vjetësh, raporton zeri.info.

“Ishte një eksperiencë e bukur, jam i lumtur për djelmoshat: janë duke krijuar diçka, kjo duhet të jetë një bazë e nisjes. Duhet të besojmë më shumë në vetveten, e kemi merituar fitoren”, deklaroi trajneri italian.

“Jam i kënaqur për Berlusconin, i cili e donte shumë këtë kupë. Në 20 minutat e parë nuk ishim vetvetja. Por, dalëngadalë u këndellëm dhe e morëm lojën në dorë. Jemi rritur në pjesën e dytë, ku e kemi merituar fitoren”, vazhdoi Montella. /Zëri/