Ky është lojtari më i mirë në Shqipëri (Foto)

Sport December 19, 2016 - 22:54

Hamdi Salihi është zgjedhur lojtari i vitit 2016 në Kategorinë Superiore

Në mbrëmjen gala të vitit 2016, FSHF ka dorëzuar edhe titullin “lojtarit të vitit”, të zgjedhur nga votat e trajnerëve dhe kapitenëve të ekipeve të Superiores.

Fituesi i këtij edicioni është Hamdi Salihi, golashënuesi i cili është kthyer në kampionatin shqiptar me fanellën e Skënderbeut.

“Faleminderit për vlerësimin, është diçka jashtëzakonisht e madhe që fitoj këtë trofe në këtë vit që ishte ndoshta më i miri i futbollit shqiptar”, tha Salihi pasi mori trofeun e fituesit.

Bashkë me trofeun simbolik, FSHF i dorëzoi sulmuesit edhe një çek prej 200 mijë lekësh.

Image