Ibrahimoviçit i pëlqen partneriteti me Pogban
						Sport
						December 15, 2016 - 20:24
					
										
					Dyshja luajti një rol vendimtar në fitoren e djeshme ndaj Crystal Palace, mirëpo reprezentuesi suedez insiston se ishte punë ekipore.
Zlatan është shumë i lumtur që luan përkrah Pogbas në Manchester United, transmeton “Zëri.info”.
Si Pogba ashtu edhe Ibrahimoviç janë transferuar këtë verë në ekipin anglez dhe menjëherë janë shndërruar në figura kyqe për Djajtë e Kuq.
“Ne flasim dhe ndihmojmë shumë njëri-tjetrin.Mednoj se atij i pëlqen që të luaj me mua dhe mua më pëlqen që të luaj me të gjithashtu”, theksoi 35-vjeçari./ZËRI/