Steve Cook shpreson në qëndrimin e Wilshere

Sport December 15, 2016 - 20:22

Mbrojtësi i Bournemouth-it,Steve Cook beson se Jack Wilshere është kthyer në formë dhe shpreson që ai të vazhdojë me Bournemouth-in.

Mesfushori i përfaqësueses angleze, Wilshere, është i huazuar nga Arsenal-i për një sezon dhe deri më tani i ka bërë dymbëdhjetë paraqitje në ligën angleze, transmeton “Zëri.info’.

“Natyrisht se ai deshi ta sfidoj veten dhe të luaj futboll rregullisht.Ai është një djalë i jashtëzakonshëm dhe një lojtar i madh”, u shpreh Cook për Sky Sports News.