Zidane “si një vëlla”për sulmuesin Benzema

Sport December 15, 2016 - 19:54

Sulmuesi, Karim Benzema festoi me bashkëkombasin dhe trajnerin e tij pas shënimit të golit të parë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube, transmeton “Zëri.info”.

Për sulmuesin francez,Zidane,është më shumë se një trajner dhe ai e mendon atë si një vëlla.

Benzema shënoi golin e parë në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Club America të luajtur në Yokohama dhe menjëherë vrapoi drejt trajnerit të tij për ta festuar golin.

“Ai është si një vëlla për mua.Ai është një shembull për mua dhe jam shumë i gëzuar që punoj me të”, u shpreh Benzema.