Chelsea shënon fitoren e 10 më radhë në Premierligë (Video)

Sport December 14, 2016 - 22:45

Chelsea ka shënuar fitore të vështirë por shumë të rëndësishme kundër Sunderlandit në udhëtim 0:1

Chelsea ka shënuar fitoren e 10 më radhë në Premierligë, pasi në udhëtim ka mposhtur Sunderlandin e Adnan Januzajt me rezultat 0:1.

Golin  e vetëm dhe të fitores në këtë takim e ka shënuar mesfushori spanjoll, Cesc Fabregas.

Në këtë ndeshje për Sunderlandin për 90 minuta luajti edhe Adnan Januzaj, por pa arritur që të ndryshojë rezultatin.

Pas kësaj fitoreje, Chelsea mbetet në vendin e parë me 40 pikë, gjashtë më shumë se sa Liverpool dhe Arsenal. /Express/


C64646 by enjoylivehdi