Chelsea, kjo është formula e suksesit
Pesë ndeshje, pesë fitore, 16 gola të shënuar dhe asnjë të pranuar – ky është bilanci i Chelseat të Antonio Contes që nga ndërrimi i formacionit nga 4-3-3 në 3-4-3
Chelsea i Antonio Contes ka vazhduar me formën e mirë në Premierligë. ‘Blutë e Londrës’ kanë shkatërruar Evertonin në ‘Stamford Bridge’, duke e mposhtur me rezultat të thellë 5:0, përcjell Gazeta Express.
Kështu Chelsea regjistroi fitoren e pestë me radhë në po kaq ndeshje në Premierligë, ku ka shënuar 16 gola, duke mos pranuar asnjë.
Kur nisi kjo ecuri pozitive e Chelseat? Deri pesë xhiro më parë, edhe përkundër se trajneri italianë ka luajtur gjithmonë me formacionin 3-4-3, luante me formacionin 4-3-3.
Por, pas rezultateve negative, Conte ndryshoi mendje dhe iu rikthyer formacionet të dashur të tij (3-4-3). Conte e bëri këtë pas humbjes 3:0 ndaj Arsenalit. Që nga ndeshja me Hull Cityn, Chelsea regjistron pesë fitore, ka shënuar 16 gola dhe nuk ka pranuar asnjë – duket se Conte do t’iu shkaktojë probleme anglezëve me formacionin e tij të preferuar.
Por, në këtë ecuri pozitive kanë gisht edhe lojtarët si Moses, Marcos Alonso e Pedro, të cilët zunë vend në formacion vetëm pas ndërrimit të sistemit.