Fenerbahçe ia thellon krizën Unitedit (Video)

Sport November 03, 2016 - 21:00

Manchester Unitedi edhe zyrtarisht në krizë

Pas paraqitjeve jo të mirë në Premierligë, Manchester Unitedi ka vazhduar me formën e dobët edhe në Europa League. Skuadra e Jose Mourinhos është mposhtur 2:1 si mysafirë i Fenerbahçes.

Moussa Sow (2’) dhe Jeremain Lens (59’) shënuan për Fenerbahçes, derisa për Unitedin shënoi Wayne Rooney (89’), duke iu lëkundur kështu karigia Jose Mourinhos, i cili ka filluar të kritikohet nga tifozët e ‘Djajve të Kuq’.

Pas kësaj humbjeje, Unitedi gjendet në pozitën e tretë me gjashtë pikë, derisa Feynoord e Fenerbahçe ndajnë vendin e parë dhe të dytë me nga shtatë pikë. /Express/


Moussa Sow Goal HD - Fenerbahce 1-0 Manchester... by Football--Live
Jeremain Lens Goal HD - Fenerbahce 2... by live-football2
Wayne Rooney Goal HD - Fenerbahce 2-1... by FootballLiveGoals