Çka tha trajneri anglez Kevin Reeves për derbin Drita - Gjilani

Çka tha trajneri anglez Kevin Reeves për derbin Drita - Gjilani

Sport tetor 01, 2016 - 23:31

Gjilan - Derbin në mes dy klubeve të qytetit të Gjilanit në mes Dritës dhe Gjilanit e përcollën shumë mysafirë dhe dashamir të futbollit njëri ndër ta ishte trajneri i mirënjohur anglez Kevin Reeves, i cili për gjatë 90 minutave në notesin e tij vazhdimisht ka mbajtur shënime.

54 vjecari Reeves i cili është licencuar me Licencë A të UEFA-së si dhe njëherit është profesor, doktor për Akademit e Shkollave të futbollit ka një karrierë të jashtëzakonshme ai për tri vite ka udhëhequr Akademinë e gjigantit Anglez Manchester United nën drejtimin e trajnerit të famshëm Sir Alex Ferguson ndërsa ka punuar edhe si trajner i parë i skuadrës Stoke City.

Reeves një kohë ka udhëhequr skuadrën angleze Port Vale ka qenë edhe trajner në shtetin e Burma duke udhëhequr skuadrën Zwekapin ndërsa nën drejtimin e tij është udhëhequr Akademia më e madhe e futbollit botëror në Kinë e cila organizon kompania e madhe sportive Nike.

"Kam pasur dëshirë njëherit ta vizitoj shtetin e Kosovës pasi kam dëgjuar për ju shumë, e falënderoj nga zemra menaxherin e futbollit Fahredin Bejtullahun i cili ma ka mundësuar të vijë në shtetin tuaj dhe me këtë person kam një shoqëri shumë të ngushtë, pasi Bejtullahu është një menaxher i madh në futbollin Evropian dhe ne kemi kontakte shumë profesionale me këtë njeri, jam shumë i habitur se si këto dy klube të Gjilanit dhe vet FFK nuk e kanë ftuar në radhët e veta këtë njeri kjo është për tu befasuar", shprehet Reeves.

Për derbin Gjilanas Kevin Reeves nuk është i befasuar me atë se çka pa që nga fillimi gjerë në përfundim të ndeshjes.

"Me shumë respekt për futbollistët dhe për tifozët por me atë se çka pashë ishte një katastrofë e vërtet futbollistike për gjatë 90 minuta asgjë nuk kam vërejtur ishte një lojë shumë e dobët, Drita kishte një mbrojtje shumë të dobët, disiplina ishte jashtë lojës së futbollit, qarkullimi i topit ishte shumë i ngadalshëm organizimi i ndeshjes së Dritës jo i mirë nuk pash asnjë variant të zbatuar gjatë 90 minutave, ndërsa Drita pësoj një gol shumë të lehtë nuk guxon mbrojtësi ta lë të lirë lojtarin kundërshtarë pas krosimit siç ra goli, futbollistët janë totalisht të papërgatitur si në aspektin kondukcional njëashtu edhe taktik kjo vlen për dy klubet e Gjilanit", thekson Reeves.

Për skuadrën e Gjilanit Reeves shprehet:"Si klub kjo skuadër nuk ishte e disiplinuar njëashtu vlen edhe për trajnerin e saj, futbollistët e Gjilanit ishin më të përgatitur fizikisht por jo mjaftueshëm, ndërsa teknikisht janë larg futbollit, sulmuesit e saj
nuk kanë besim në vetvete ata kanë mundur të shënojnë së paku edhe dy gola tjerë", thotë trajneri anglez Reeves.

Për atmosferën në shkallët e stadiumit të cilët krijuan tifozët "Skifterat" e "Intelektualët" trajneri anglez shtoi.
"Pash një tifozëri e cila ishte shumë e nxitueshme duhet kuptuar se me anime të tilla UEFA e FIFA nuk të lejon as të ulesh në shkallët e stadiumit, nuk lejohet të sulmohet policia, nuk guxon të hudhen gjësende biroteknike është totalisht e papranueshme gazetarët të jenë me shikuesit dhe me zyrtarët e klubeve e posaçërisht të jetë aty edhe kryetari i FFK-së dhe shumë njerëz që merren me politikë, pash një vullnet të madh të shikuesit për klubet e tyre por duhet kuptuar se ju jeni sikur fëmija që posa ka lindur, pash një qytet shumë të mirë njëashtu edhe qytetarët më pëlqyen shumë ishin pozitiv dhe sportiv".

Se cili futbollist i pëlqeu trajnerit anglez ai tha: ” Leotrim Kryeziu i Dritës, ai është një djalë i mirë dhe i ri po të punojsha me të ai shumë shpejt do të ishte në ndonjë klub Evropian dhe nuk kuptova pse ky futbollist nuk luajti nga fillimi".

Kur e pyetëm se a mundet të udhëheq Gjilanin apo Dritën ai tha. "Nuk e di por sikur ta merrja njërin klub së pari do t`ja u lexojsha disa rregullore nga drejtori gjerë tek ekonomi i klubit mos harroni kurrë nuk do të keni suksese në klubet e juaja në qoftëse nuk prodhoni futbollist në Akademitë e juaja të klubit por asnjëherë jetës nuk i dihet, le të jetë një pikëpyetje e madhe sa i përket ardhjes sime"./rajonipress/