Plisat: Drilon Hajrizi nuk do të luajë në Prishtinë dhe pikë
Sport
September 25, 2016 - 18:40
Tifozët prishtinas, Plisat, vazhdojnë ta kundërshtojnë transferimin e Drilon Hajrizit te Sigal Prishtina.
Ata e kanë publikuar edhe një njoftim në grupin e tyre zyrtar në rrjetin social, Facebook, përcjellë Zëri.
“Faqja zyrtare e KB Prishtina është duke i fshirë të gjitha komentet të cilat po bëhen kundër transferimit të Drilon Hajrizit në KB Prishtina.
I'u bëjmë me dije se kundërshtimi jonë nuk do të mbetet vetëm këtu, nuk ka forcë që e ndalë zërin tonë.
Drilon Hajrizi nuk do të luaj në Prishtinë dhe pikë”, kanë shkruar Plisat. /Zëri/