Huazohet Amir Rrahmani

Sport September 07, 2016 - 15:02

Amir Rrahmani gjatë kësaj vere iu bashkua Dinamo Zagrebit, por futbollisti kosovar nuk do të luajë për këtë skuadër në sezonin që tashmë ka nisur, shkruan Zëri.

Në fakt, gjiganti kroat e ka huazuar qendërmbrojtësin në Lokomotiva të Zagrebit, ekip partner i Dinamos, ku kjo e fundit i huazon shumë lojtarë.

Ndër të tjera, tek Lokomotiva luajnë edhe futbollistët si Eros Grezda, Herdi Prenga e Enrit Çekiçi, të cilët i kanë uruar mirëseardhje Rrahmani, që së fundmi e la Kombëtaren shqiptare për Përfaqësuesen e Kosovës. /Zëri/