Rita Ora në Ulqin në krahët e të dashurit të ri Lewis Hamilton (Foto)
Showbiz
July 04, 2016 - 23:05
Këngëtarja kosovare me famë botërore Rita Ora ka filluar një lidhje të re
Rita Ora ka të dashur të ri.
Ajo është në lidhje me piltoin e Formula 1, Lewis Hamilton.
Burime të Gazetës Express thonë se ata janë parë shumë afër në Ada Bojana në Ulqin, në shtëpinë të cilën para disa viteve e ka rregulluar babai i Ritës.
LEXO EDHE: Sinan Hoxha publikon këngën e re (Video)
Fakti se Hamilton ndodhet në Ulqin, e vërteton edhe një foto që vetë piloti e ka postuar në llogarinë e tij në snapchat.
Express ka siguruar edhe disa foto ekskluzive të Ritës ku shihet bashkë me Hamiltonin.
Mediat në Angli ditë më parë kishin raportuar se Rita dhe Lewis janë miq të mirë.




