A është kjo femra që i përngjan më së shumti Kimit?
Showbiz
May 26, 2016 - 23:05
Një artiste profesionale e grimit ka grumbulluar më shumë se 700,000 fansa në Instagram, falë ngjashmërisë së saj me Kim Kardashian.
Jelena Peric, 24 vjeçe nga Kroacia, është përshkruar si ‘binjakja e Kimit’, pasi selfiet e saj u krahasuan me yllin botëror.
Jelena ka shumë video mësime, që këshillon femrat se si ta përdorin grimin për t’u dukur si Kim Kardashian, transmeton Gazeta Express.
Ajo kënaqet me krahasimin që ia bëjnë, por thotë se shpesh i duket e mërzitshme.


