Dashuri nga inati, ndarje shkaku i tradhtisë

Showbiz January 01, 2016 - 11:42

Edhe ky vit ishte i mbushur me plot romanca të reja, por edhe me ndarje në skenën e shoubiznesit vendor. Dhe natyrisht se pa ngjarje të tilla kjo skenë nuk do të ishte aq interesante, pasi përveçqë personalitetet e famshme të estradës sonë na kanë argëtuar me projektet e tyre muzikore, ata janë përkujdesur që të ndajnë me ne edhe momentet e tyre të dashurisë, edhe pse jo të gjithë e pëlqejnë të bëjnë publike këtë gjë. Mirëpo, është e vështirë të mbahen të fshehura këto fakte, pasi interesimi dhe vendosmëria e gazetarëve gjithmonë shpaguhet në fund.    

Lidhje për inat, apo dashuri e vërtetë?

Duket se këngëtari Blero është ngutur që të futet në lidhje të re, për t’i treguar ish-gruas së tij, Teuta Krasniqi, se ai është i popullarizuar në mesin e femrave. Pas shumë spekulimeve se ai është në romancë me bukuroshen, Afrona Dika, vetë këngëtari e ka pranuar publikisht lidhjen. “Jam në lidhje me Afronën dhe jam shumë i lumtur. Afrona është një vajzë shumë e mirë, e edukuar, e shkolluar edhe një vajzë që mendoj se më kompleton. Jemi ende në fazën e fillimit, por jemi bashkë dhe po ndihem më së miri”, ka deklaruar Blero.

Image

Teuta Krasniqi i kundërpërgjigjet Bleros

Duket se me të mësuar se ish-burri i saj Blero ka filluar lidhje të re dashurie, Teuta Krasniqi ka reaguar shpejt, duke e pranuar se edhe ajo ka të dashur të ri në krahët e saj, por ka refuzuar të tregojë se për kë bëhet fjalë. “Krejt çfarë mund të them është se në Venecia e dimë se njeriu nuk shkon vetë, as nuk shkon me shoqe, se nuk është një vend që shkohet me shoqe. Kam qenë me dikë. Por sa i përket me kë kam qenë, nuk mendoj që t’i përgjigjem kësaj pyetjeje, të paktën jo një herë përnjëherë. Kam vendosur që jetën time private ta mbaj shumë të veçantë prej jetës profesionale. Faktikisht, ai nuk është fytyrë publike dhe nuk i pëlqen jeta publike shumë, sado që timen e respekton shumë, edhe kam shumë përkrahje të madhe”, ka deklaruar Teuta, transmeton "zeri.info". 

Image

Getoar Selimi gjen dashurinë përtej kufirit

Reperi i njohur kosovar, Getoar Selimi, duket se nuk është mjaftuar me vajzat kosovare, por ai ka vendosur që dashurinë e re ta kërkojë përtej kufirit të Kosovës, por prapë në një territor shqiptar. Edhe pse asnjëherë nuk e ka pranuar publikisht, kohëve të fundit është bërë më se e qartë se atij ia ka rrëmbyer zemrën bukuroshja shqiptare, Marina Vjollca. Çifti i njohur vazhdimisht shihet bashkë si në rrugët dhe në klubet e natës në Tiranë, gjithashtu edhe në Prishtinë, ku së fundmi kanë përcjellë edhe ndeshjen Kosovë-Shqipëri. Dhe fakti se Getoari është shumë i dashuruar në Marinën tregon edhe dhurata, të cilën thuhet se ai ia ka blerë dhe bëhet fjalë për një veturë luksoze.

Image

Ledri, më në fund rehatohet

Këngëtari, Ledri Vula, njihet për romancat e tij të shumta me disa nga bukuroshet e skenës shqiptare, por lidhjet e tij zakonisht kanë zgjatur pak kohë. Dhe së fundmi ishte përfolur se ai është dashuruar marrëzisht me bukuroshen nga Tirana, Adela Sollaku. Dhe ishte vetë këngëtari ai që e ka konfirmuar këtë lidhje. “Po, është e vërtetë që jam në lidhje me Adelën. Konsideroj që jeta private duhet të mbetet e tillë, mirëpo për hir të fansave dhe publikut unë them edhe një herë që jam në lidhje me Adelën”, kishte deklaruar Ledri. Më pas është raportuar se çifti kishte forcuar edhe më shumë lidhjen e tyre, duke u fejuar, por kjo ka mbetur të konfirmohet, ndërsa ata kanë postuar edhe një foto, ku Adela drekon me familjen e Ledrit.

Image

Gjeti dashurinë përtej oqeaneve!

Edhe Dafina Zeqiri njihet për jetën e saj të bujshme të dashurisë dhe shpesh e kemi parë në krahët e meshkujve të ndryshëm, kryesisht nga Kosova. Por duket se ajo këtë herë e ka ndryshuar stilin, pasi ishte raportuar se ajo ka nisur një romancë me një djalosh nga Republika Dominikane, ku ajo sivjet ka kaluar edhe pushimet verore. Ajo nuk ka ngurruar që në faqet e saj në rrjetet sociale të publikojë edhe fotot e këtij djaloshi, i cili njihet vetëm me emrin Rodrigues. Dhe miqtë e Dafinës kanë konfirmuar se Rodrigues tashmë është shpërngulur në Prishtinë, për të qenë sa më afër të dashurës së tij.

Image

Dashuria e re i solli edhe fëmijën e dytë

Për një kohë të gjatë Fjolla Morina është munduar të mos zbulojë identitetin e babait të fëmijës së saj të dytë, që e ka lindur muaj më parë. Por në fund ajo është dorëzuar dhe e ka pranuar se i dashuri i saj i ri, me të cilin edhe ka lindur vajzën, është biznesmeni Flamur Azemi. "Po, po ai është", është përgjigjur Fjolla në pyetjen se a është babai i fëmijës biznesmeni, Flamur Azemi. Mirëpo, Fjolla ka thënë se ajo do të jetë “nënë dhe baba i vajzës”, pasi që do të jetë ajo që do të përkujdeset më shumë, shkruan Zeri. 

Image

 NDARJET

Mjegull në lidhjen e Dhurata Ahmetajt?

Këngëtarja e popullarizuar nga Prizreni, Dhurata Ahmetaj, kishte nxitur spekulime se i ka dhënë fund romancës së saj me nipin e Ramush Haradinajt, Argjentin. Por edhe pavarëisht kësaj, që të dy ata kanë reaguar shpejt duke mohuar një gjë të tillë. Dhurata ka bërë një postim ironizues, duke thënë se “ajo nuk po e ditka që Argjenti është ndarë nga ajo”, për të shtuar se ata nuk janë ndarë, porse mundohen ta mbajnë lidhjen e tyre sa më larg syrit të publikut.

Image

U ndanë kur dashuria e tyre ishte në kulm

Njëri nga çiftet më të përfolur në skenën muzikore shqiptare, Tuna dhe Cozman, pas disa vitesh bashkë i kanë dhënë fund romancës së tyre të bujshme, e cila ka zgjatur për tre vjet. Këngëtarja nga Shkupi ka larguar nga rrjetet sociale të gjitha fotot që kishte me reperin, i cili e ndihmoi atë të arrinte suksesin e dëshiruar me këngën “Fenix”. Pas ndarjes Cozman është kthyer në Londër, derisa Tuna për ta shëruar zemrën e saj të thyer ishte nisur drejt Turqisë për të pushuar dhe me vete kishte marrë të ëmën. Kriza në lidhjen e tyre kishte filluar muajve të fundit, ku ishte raportuar se Cozman edhe e kishte rrahur Tunën, edhe pse vetë këngëtarja e kishte mohuar këtë. Së fundmi është raportuar se ata kanë vendosur t’i japin edhe një shans lidhjes së tyre.

Image

Soni ndahet nga Mirko

Këtë javë ka bërë shumë bujë lajmi se këngëtarja shqiptare Soni është ndarë nga i shoqi, balerini italian Mirko Lukareli. Të dy kanë një vajzë të vogël, Anna, 3.5 vjeçe. Por duket se pakënaqësitë në çift ishin shtuar ndjeshëm së fundmi. Sipas “Panorama Plus”, shkak për ndarjen është bërë një mosmarrëveshje për mënyrën se si do të vazhdonte karriera e të dy artistëve.

Soni kërkon që të vazhdojë karrierën e saj në Shqipëri, ndërkohë që balerini Mirko do që ata të vendosen në Romë, ku kanë edhe banesën e tyre.

Soni vetë e ka konfirmuar pak a shumë ndarjen.

Ndërkohë nuk dihet se kush do ta mbajë vajzën.

Çifti u lidh qëkur ishin pjesë e “Dancing with the stars” në Tiranë, pesë vjet më parë.

Image

Mesazhet romantike, të kobshme për lidhjen e Agon Amigës

Ishte bashkëpunimi mes këngëtarit Agon Amiga me bukuroshen Afërdita Dreshaj, që martesa e të parit mori fund. Pas publikimit të disa mesazheve private të këmbyera mes Agonit dhe Afërditës, martesa e reperit nuk kishte shpëtim. Ish-Miss Kosova kishte shkëmbyer mesazhe romantike me Agonin, duke u bërë të dytë pjesë e tradhtive për të dashurin dhe femrën që janë në lidhje qe një kohë. Në bisedë Afërdita tregon se si e kishte tradhtuar të dashurin për t’u takuar me të dhe se Tirana përmendet si destinacion i takimit të tyre intim. Pikërisht Afërdita është arsyeja e ndarjes të Agonit me gruan e tij, Egzona Syla.

Image

Aurela Hoxha ndahet pas 15 vjetësh

Jemi mësuar ta shikojmë gjithnjë provokuese dhe shumë në formë. Fotot e nxehta të Aurela Hoshës nuk mungojnë asnjëherë në faqet e shtypit rozë. Aurela Hoxha është ndër femrat e shoubizit shqiptar, që ka ditur sesi të rrëmbejë vëmendjen e publikut. Mirëpo, kohë më parë erdhi një lajm jo i mirë nga ajo, pasi Aurela dhe partneri saj Adi i kanë dhënë fund lidhjes. Çifti ka pasur një histori dashurie prej 15 vjetësh, por tani kishin vendosur të ndahen. Deri më tani asnjëri nga të dy nuk ka preferuar të reagojë rreth ndarjes, duke u përpjekur që edhe këtë lajm ta mbajnë sa më larg publikut.

Image

Dhurata Dora ndahet nga i dashuri

Ky fundvit ishte i kobshëm edhe për dashurinë e Dhurata Dorës. Është raportuar se këngëtarja e popullarizuar i ka dhënë fund lidhjes së saj disavjeçare me të dashurin Masarin. Burime të afërta me këngëtaren kanë konfirmuar se çifti nuk është më bashkë. Ky lajm është konfirmuar edhe më shumë me faktin se të dytë ata i kanë fshirë të gjitha fotot, ku ishin së bashku në rrjetet sociale dhe më nuk ndjekin njëri-tjetrin në “Instagram”./ZERI/ 

Image