Hotel, palestër, grim dhe stres para këndimit - Ylli Limani i tregon me video përgatitjet për koncertin në Munih
Showbiz
November 09, 2026 - 13:21
Këngëtari Ylli Limani ka ndarë me ndjekësit e tij pamje nga prapaskenat e koncertit të mbajtur në Munih. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Limani ka treguar se si nisi dita e tij, që nga momentet në hotel, vizita në palestër, përgatitjet me grim e deri tek emocionet dhe stresi para se të ngjitej në skenë. Videon, të cilën e ka shoqëruar me përshkrimin “Një ditë e plotë me mua në Munich, prej mëngjesit deri mas koncertit”.
Këngëtari e ka përdorur për të ndarë me fansat edhe prapaskenat e një koncerti. Në të shihen momente nga rutina e tij gjatë ditës, përgatitjet para performancës dhe atmosfera pas koncertit.