“Fashion in Motion” në Prishtina Mall, një javë që ia dha modës dhe stilit vëmendjen e merituar

“Fashion in Motion” në Prishtina Mall, një javë që ia dha modës dhe stilit vëmendjen e merituar

Showbiz November 09, 2026 - 11:10

Prishtina Mall u shndërrua në një pikë takimi për adhuruesit e modës, stilit dhe kreativitetit përmes programit “Fashion in Motion”, i cili kulmoi më 7 nëntor me një event të veçantë në hapësirat e qendrës tregtare.

Image

Ky organizim solli një frymë të re në prezantimin e modës, duke bashkuar profesionistë të industrisë, përfaqësues të mediave, krijues të përmbajtjes digjitale, fytyra publike dhe përfaqësues të brendeve të njohura.

Image

Programi, i cili u zhvillua nga 1 deri më 7 nëntor, përfshiu aktivitete të ndryshme të dedikuara stilimit personal, analizës së ngjyrave dhe kreativitetit në veshje.

Image

Pjesë e këtij programi ishin edhe emra të njohur të fushës së modës dhe stilimit, si Esmeralda Zoto, Yllka Brada, Leonita Muja dhe stilisti nga Tirana, Niko Komani, të cilët kontribuuan me përvojën dhe idetë e tyre.

Mbrëmja përmbyllëse, e mbajtur më 7 nëntor nga ora 19:00 deri në 21:00, në hyrjen perëndimore të Prishtina Mall, shënoi finalen e një jave të dedikuar trendeve, elegancës dhe shprehjes kreative.

“Fashion in Motion” dëshmoi se moda është shumë më tepër sesa veshje: ajo është identitet, kreativitet dhe mënyrë e veçantë e të shprehurit. Përmes aktiviteteve të tilla, Prishtina Mall vazhdon të sjellë koncepte të reja dhe të krijojë hapësira për promovimin e modës dhe industrisë kreative në Kosovë.

Ky është artikull i sponsorizuar.