Publikohet fotografia e parë e Elvana Gjatës me partnerin e përfolur
Pas shumë aludimesh për jetën e saj sentimentale, Elvana Gjata është shfaqur për herë të parë në një fotografi të publikuar nga partneri i saj i përfolur, Elson Bajrakurtaj.
Biznesmeni shqiptar me bazë në Londër ka ndarë në InstaStory një fotografi ku shfaqet krah këngëtares, teksa të dy ndodheshin në O2 Arena në kryeqytetin britanik.
Emri i Bajrakurtajt, sipërmarrës në sektorin e ndërtimit, është lidhur me Elvanën që nga viti 2024. Ai ka qenë gjithashtu pjesë e filmit “2 Gisht Mjaltë 2”, ku këngëtarja luante përkrah Ermal Mamaqit.
Fotografia e fundit ka rikthyer vëmendjen te raporti i tyre, veçanërisht pas aludimeve të fundit për një shtatzëni të mundshme të këngëtares, të cilat mbeten të pakonfirmuara.
Megjithatë, deri më tani, asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar publikisht natyrën romantike të marrëdhënies.
