Një vajzë e bukur dhe “Sytë e tu”, çfarë po sjell David Dreshaj

Një vajzë e bukur dhe “Sytë e tu”, çfarë po sjell David Dreshaj

Showbiz May 28, 2026 - 22:57

Një postim me një vajzë të bukur me një fustan blu në rrjetet e tija sociale ka ngjallur shukë kureshtje. E kemi fjalën për këngëtarin e hiteve David Dreshaj, por si duket vajza në krah të tij do të jetë pjesë në klipin e këngës më të re.

Mësojmë që kënga do të quhet “Sytë e tu” dhe pritet të vijë shumë shpejt me një video të bukur. Davidi ka bashkëpunuar me producentin Indrit Dode për muzikën, melodinë, mix-master dhe beat.

Edhe teksti që i dedikohet dashurisë është krijuar nga vetë Davidi dhe Indrit Dode.

Videoklipi është realizuar nga Mars Studio, Endrit Rrahimi, ku vajza modele në klip me sy blu quhet Andjela Vukadinoviç.

Por a do të jenë vërtetë sytë e saj ngjyrë blu vetëm për Davidin kjo pritet të shihet, e ne jemi të sigurt se jo vetëm sytë por edhe veshi mezi pret ta shohë e ta dëgjojë këngën e tij më të re.

Image

Image