Një muaj paraburgim ndaj Butës, Gjykata: Nxori armën nga çanta dhe shtiu

Një muaj paraburgim ndaj Butës, Gjykata: Nxori armën nga çanta dhe shtiu

Showbiz April 13, 2026 - 14:44

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të këtij qyteti për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve E.H., për veprën “Lëndim i rëndë trupor” dhe ndaj Betim Januzit, i njohur si reperi Buta, për veprën “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Në njoftimin e Gjykatës tregohet në detaje se si ka ndodhur ngjarja në natën e 11 prillit.

“Ndaj të pandehurit E.H. ekziston dyshimi i bazuar se në një rrugë në Ferizaj, saktësisht në parkingu afër lokalit E., pas një fjalosjeje të çastit i ka shkaktuar lëndime trupore reperit, ashtu që derisa i dëmtuari parkon veturën e tij brenda parkingut dhe derisa del nga vetura i pandehuri i drejtohet me fjalët se ‘ku je o B. mangupi’, pastaj e ka sulmuar me një thikë duke e goditur me dorëz të thikës në nofullën e majtë, pastaj ka tentuar ta godasë me thikë në kokë, ndërsa duke u mbrojtur i dëmtuari me dorë e kap tehun e thikës, me ç’rast e pret dorën dhe gjatë përleshjes rrezohet në tokë dhe lëndohet edhe në krahun e majtë, me ç’rast i shkakton lëndime trupore, për të cilat posedon raport mjekësor.

Ndaj të pandehurit B.J. ekziston dyshimi i bazuar se më datë, kohë dhe vend të njëjtë si në piken I, ka shkaktuar rrezik të madh për pasurinë dhe jetën e njerëzve, në një rrugë në Ferizaj, saktësisht në parkingu afër lokalit E., në atë mënyrë që derisa ishin duke u përleshur me të E.H., nga çanta e tij nxjerr një pistoletë e llojit VD-9 4.0 shkrep dy herë në drejtim të tokës dhe pasi që vazhdon rrahja mes tyre, kjo pistoletë i ka rënë në tokë.

Gjithashtu, ekziston dyshimi i bazuar se B.J. ka poseduar armë në mënyrë të paautorizuar dhe në kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm për armët, ashtu që ka poseduar një pistoletë e llojit VD-9 4.0 Made in USA, nr.serik GM., kal 9 mm, si dhe 13 fishekë, për të cilën nuk kishte autorizim dhe leje nga organet kompetente dhe e njëjta i sekuestrohet”, njofton Gjykata.