U arrestua nga policia në gjendje të dehur, Britney Spears shtrohet në rehabilitim

U arrestua nga policia në gjendje të dehur, Britney Spears shtrohet në rehabilitim

Showbiz April 13, 2026 - 09:51

Britney Spears është shtruar vullnetarisht në një qendër trajtimi, pas një arrestimi për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit (DUI), që ndodhi në fillim të marsit në Kaliforni.

Ajo u ndalua nga policia pasi u raportua se po drejtonte makinën në mënyrë të rrezikshme, duke lëvizur në mënyrë të paqëndrueshme nëpër korsi, me shpejtësi, frenime të çrregullta dhe madje me një dritë të pasme të fikur.

Spears u arrestua rreth orës 03:00 të mëngjesit dhe u lirua brenda pak orësh.

Sipas raportimeve, pas këtij incidenti ajo ka ndërmarrë hapa për të përmirësuar gjendjen e saj personale, duke qëndruar esëll dhe duke marrë pjesë në takime të organizatës AA (Alkoolistët Anonimë).

Përfaqësuesit e saj e përshkruan ngjarjen si 'të papranueshme', por theksuan se këngëtarja është e vendosur të përballet me pasojat ligjore dhe të ndjekë rrugën e duhur për rehabilitim.

Ata gjithashtu thanë se familjarët dhe njerëzit e afërt po punojnë për të krijuar një plan të qëndrueshëm për mirëqenien dhe stabilitetin e saj në të ardhmen.

Ajo pritet të paraqitet në gjykatë më 4 maj.

Në jetën personale, Spears ka dy djem, Preston dhe Jayden, nga martesa me Kevin Federline.

Marrëdhënia e saj me ta ka qenë e tensionuar në vitet e fundit, megjithëse raportohet se ata janë pajtuar gjatë vitit të kaluar. /Telegrafi