Martohen Brikena dhe Mateo - puthje pasionante mes çiftit gjatë ceremonisë në Big Brother

Martohen Brikena dhe Mateo - puthje pasionante mes çiftit gjatë ceremonisë në Big Brother

Showbiz April 06, 2026 - 21:59

Brikena Selmani dhe Mateo Borri kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në Big Brother VIP Albania 5.

Çifti duket i mrekullueshëm, modelja nga Kosova në fustan të bardhë teksa Mateo me kostum të zi elegant.

Ata i thanë 'PO' njëri-tjetrit përpara konkurrentëve, ish-banorëve, të cilët janë të pranishëm në aheng.

Celebrimi u bë nga ish-banori Kristi Lamaj, ashtu siç kërkuan vetë dyshja.

Ndërkohë dëshmitarë të kësaj dashurie janë opinionistët: Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi.

Për të performuar do të jetë këngëtari i mirënjohur, Gena.

Në fund, ata shkëmbyen puthje në buzë, duke vënë pikën mbi dashurinë e tyre. /telegrafi/