Lindsay Lohan feston katër vjet martesë me Bader Shammas

Lindsay Lohan feston katër vjet martesë me Bader Shammas

Showbiz April 05, 2026 - 11:32

Lindsay Lohan bëri një pushim nga xhirimet e serialit të saj në Hulu për të festuar katër vjet martesë me bashkëshortin Bader Shammas.

Të premten, aktorja 39-vjeçare ndau një fotografi të rrallë në InstaStory, duke e përqafuar Shammasin në një restorant luksoz në New York City.

Image

Çifti u martua në heshtje në prill të vitit 2022 dhe publikoi lajmin në korrik të atij viti, shkruan DailyMail.

Në nëntor 2021, Lohan kishte njoftuar fejesën e saj, duke shkruar: “Dashuria ime. Jeta ime. Familja ime. E ardhmja ime”.

Verën e kaluar, aktorja i bëri homazh Shammasit në ditëlindjen e tij, duke e quajtur “bashkëshort i përkushtuar dhe babai më i mrekullueshëm”.

Çifti mirëpriti djalin Luai në korrik 2023, të cilin vendosin ta mbajnë larg vëmendjes publike.