Fondacioni Frutex & Golden Eagle ndan 10 mijë euro për Stenaldon, pasi shprehu nevojën për një shtëpi
Fondacioni Frutex dhe Golden Eagle ka vazhduar ndihmat e mëdha humanitare që ata i bëjnë për njerëzit në nevojë.
Ky fondacion ka ndarë 10 mijë euro për Stenaldo Mëhillin.
Ata kanë thënë se kjo ndihmë për të vjen pas kërkesës që ai bëri për një shtëpi.
“Stenaldo, na ka treguar që nuk duhet të dorëzohemi kurrë, pavarësisht vështirësive. Sot ai ka nevojë për një shtëpi. Fondacioni Frutex & Golden Eagle ndan 10,000 euro. Le të bashkohemi për ta mbështetur. Çdo ndihmë ka vlerë”, ka njoftuar fondacioni Frutex dhe Golden Eagle.
Stenaldo Mëhilli ka rrëfyer për rrugëtimin e tij, vështirësitë, por edhe për jetën jashtë.
I njëjti theksoi se nuk e fitoi “Big Brother”-in, por shpreson që tani të ketë ndihmën e njerëzve për një shtëpi, që të vazhdojë jetën me të ëmën.
“Jam munduar gjithmonë, është e pashmangshme në jetën time që t’i qasem gjërave me integritet. Në fakt, duhet të lejoj veten të vendosem edhe në pozicione të tilla. Kur vendosa të iki në Gjermani isha bërë atje një vit vetëm, pak nga pak nëna ime erdhi, ishte shumë e vështirë”, u shpreh ai.
Tutje theksoi “Kishim lënë shtëpinë me qira, nëna ime punonte një një dyqan, në Gjermani humba punën, kisha humbur gjithçka edhe këtu. Kur gjeta veten në atë pozicion të palakmueshëm thashë Big Brother duhet të jetë mundësia ime, çelësi i artë që mua më hap dyert”.
“Në pikën që jam sot, ndihem i vlerësuar, mijëra mesazhe. Them që po, në Big Brother nuk fitova dot një çmim, por tani kam nevojë për një mundësi që t’i rikthehem jetës fort, të bëj maksimumin për mamanë time. Realisht e vështirë për mua. Në fund të ditës, ti po flet për diçka që është shkatërruar. Nuk je i vetmi. Do ta provoj sa të jem gjallë të jem mirënjohës. Nëse sot marrë një dorë nga dikush, do të jenë dy duar për dikë nesër”, ka thënë Stenaldo në Fun Club.
Ky është artikull i sponsorizuar.