Klodi përmend dy banorët me të cilët nuk flet pas Big Brother
Klodian Mihaj ka folur për raportet me banorët e këtij edicioni pas përfundimit të Big Brother në një intervistë për 'Andale'.
Ai thotë se miqësia me Londrim Mekajn po vazhdon edhe jashtë sepse ka qenë reale.
Ndërkaq, me dy nga ish-konkurrentët me të cilët nuk flet janë: Labinot Rexha dhe Alba Pollozhani.
"E kam bërë të qartë janë Alba dhe Labi persona me të cilët nuk flas, ka edhe të tjerë. Secili është fokusuar te vetja, secilit do ta shikojë punën e vet, është pjesa që duhet me u shkëput prej Big Brotherit. E kuptoj secilit", u shpreh ai.
Tutje tha: "Çka ka qenë reale do të vazhdojë edhe jashtë, raporte të vërteta kuptohen jashtë. Nëse një raport vazhdon ashtu ka qenë e shkruar dhe nuk ka asgjë të keqe".
Klodi po vazhdon jetesën mes Kosovës e Shqipërisë pas daljes nga ky format.
Ai tani ka nisur me bashkëpunime në trojet shqiptare, duke lënë më anash Italinë. /telegrafi