“Pas Gjestit edhe Gimbo nën arrest?”, Selin nuk reagon pas lajmit që u shfaq në ekran në Big Brother [video]

“Pas Gjestit edhe Gimbo nën arrest?”, Selin nuk reagon pas lajmit që u shfaq në ekran në Big Brother [video]

Showbiz March 25, 2026 - 16:41

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5 ka nisur sfida e mosreagimeve për banorët, e cila do të zgjasë deri të shtunën.

Ata nuk duhet të reagojnë në gjërat që shohin qoftë brenda shtëpisë, në ekran apo edhe dëgjojnë.

Në ekran ndërkaq u shfaq një lajm për DJ Gimbon, por që nuk u bë asnjë reagim nga konkurrentët.

"Pas Gjestit edhe Gimbo nën arrest? Ja çfarë ndodhi me kthimin e DJ në Kosovë", ka qenë lajmi që u shfaq në ekran në dhomë të ndenjes.

Ndonëse Selin Bollati ndodhej jashtë, ajo u thirr nga Juela Nikolli, për të parë këtë.

Banorja mbase do të jetë nën ethe deri të zbulohet e vërteta në lidhje me këtë.

Sidoqoftë, nuk u bë asnjë reagim nga ajo e as nga banorët e tjerë të shtëpisë. /telegrafi

Image