I gjeneruan reklamë me AI, shpërthen Shkurte Fejza: Zoti i vraftë!
Foto: Laura Hasani

I gjeneruan reklamë me AI, shpërthen Shkurte Fejza: Zoti i vraftë!

Showbiz March 23, 2026 - 11:37

Këngëtarja e njohur Shkurte Fejza ka bërë një reagim të ashpër publik lidhur me një reklamë të gjeneruar me inteligjencë artificiale, por që u bë me fytyrë të saj.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Shkurta ka thënë se reklama është gënjeshtër, duke i mallkuar personat që e kanë gjeneruar të njëjtën.

“Të dashur miq, kjo reklamë është gënjeshtër. Është rrenë. Njerëz të papërgjegjshëm keqpërdorin emrin tim dhe nuk është hera e parë. Zoti i vraftë.

P. S. Apeloj te institucionet përkatëse të shtetit të hetohen këto gjëra ne kuadër te krimeve kibernetike”, shkroi këngëtarja.

Image