Aktorja amerikane Amanda Peet zbulon se u diagnostikua me kancer të gjirit gjatë periudhës më të vështirë të jetës së saj

Aktorja amerikane Amanda Peet zbulon se u diagnostikua me kancer të gjirit gjatë periudhës më të vështirë të jetës së saj

Showbiz March 23, 2026 - 08:27

Amanda Peet zbuloi se ishte diagnostikuar me kancer të gjirit në vjeshtën e kaluar, gjatë një periudhe shumë të vështirë personale dhe familjare.

Ajo kishte vite që monitorohej rregullisht nga mjekët, pasi i ishte thënë se kishte gjinj, që kërkonin kontroll të shpeshtë.

Gjatë një kontrolli që mendonte se do të ishte rutinë, mjeku vuri re diçka të dyshimtë në ultrazë dhe vendosi të bëhej biopsi.

Kur mostra u dërgua urgjentisht për analizë, ajo e kuptoi se situata ishte serioze.

Rezultatet konfirmuan diagnozën shumë shpejt.Tumori rezultoi i vogël dhe në stadin e parë, pozitiv ndaj receptorëve hormonalë, çka konsiderohet një formë më e trajtueshme.

Megjithatë, ajo duhej të bënte edhe rezonancë magnetike për të parë përhapjen e mundshme.

Më vonë u zbulua edhe një masë tjetër beninje në gji.

Plani i trajtimit përfshinte një ndërhyrje kirurgjikale (lumpektomi) dhe terapi me rrezatim.

Në të njëjtën kohë, po përballej me një situatë shumë të rëndë familjare: të dy prindërit e saj ishin të sëmurë rëndë.

Babai i saj ndërroi jetë papritur para se ajo të arrinte ta takonte për herë të fundit, ndërsa nëna e saj ndërroi jetë disa muaj më vonë, në janar.

Ajo përshkroi me shumë emocion momentet e fundit me nënën, duke treguar se si qëndruan duke parë njëra-tjetrën në heshtje para ndarjes nga jeta.

Peet foli edhe për gjendjen emocionale pas diagnozës, duke theksuar se përjetonte luhatje të forta mes shpresës dhe frikës.

Në disa momente ndihej më e fortë dhe më e lumtur se më parë, ndërsa në momente të tjera rikthehej ankthi dhe pasiguria për të ardhmen. /Telegrafi