“U tha, u bë”, Gimbo nuk vonon, i përgjigjet kërkesës së Selinit nga jashtë
Showbiz
March 20, 2026 - 22:33
Edhe pse rrugëtimi i tij në “Big Brother VIP Albania” përfundoi të martën, DJ Gimbo duket se nuk i ndan sytë nga ekrani dhe, veçanërisht, nga Selini.
Ditën e djeshme, Selini i ka drejtuar një kërkesë publike Gimbos përmes kamerave, duke “vënë në provë” ndjenjat e tij pas daljes: “Nëse akoma më do, dua të shoh që ke postuar foton me unazë në Instagram kur të dal dhe të shoh profilin tënd.”
Gimbos nuk i ka shpëtuar ky mesazh dhe reagimi i tij ka qenë i menjëhershëm. Ai ka publikuar në profilin e tij foton e shumëpërfolur ku shihet duke treguar unazën e “dasmës” që realizuan brenda shtëpisë.
Me mbishkrimin “U tha, u bë”, ai ka vërtetuar se mbështetja dhe dashuria për Selinin vazhdojnë njësoj edhe tani që ai është jashtë.